" /> ">
Christina Aguilera tregoi formën e saj më të mirë, ndërsa pozoi në kopertinën e “Maxim”, e cila do të dalë në qarkullim muajin tetor.
Këngëtarja dhe gjyqtarja e programit “The Voice” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregoi një dobësim mbresëlënës, duke u rikthyer në kohët e arta në të cilat konsiderohej si një prej femrave më tërheqëse të botës.
Megjithatë, në fjalët e saj, Aguilera theksoi se pjesa më e vështirë e intervistës së saj për revistën dedikuar meshkujve ishte pozimi.
“Unë jam një vajzë me këmbë në tokë dhe praktike, ndihem mirë vetëm me një bluzë e të brendshme meshkujsh”, deklaroi këngëtarja. “Të përpiqesh të jesh seksi është gjëja më e vështirë që mund të bësh. Qënia seksi duhet të jetë diçka spontane, diçka natyrale”.
Top Channel