Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin Brazili dhe Meksika kërkuan shpjegime nga Shtetet e Bashkuara pas
akuzave se Agjensia e Sigurise Kombetare spiunoi presidentët e ketyre
dy vendeve.
Gazetari Glen Grinuwlld i tha televizionit ‘O Globo’ se “të dhenat nga interneti treguan se presidentja braziliane Dilma Rusef dhe ai i Meksikës Enrike Pena Nieto ishin përgjuar”.
Gazetari, qe shkruan per gazeten britanike “The Guardian” i kishte siguruar dokumentet sekrete nga Edward Snowden. Autoritetet braziliane thane se përgjimi përbën shkeljen më të papranueshme të sovranitetit, ndersa Meksika kërkon hetime.
Dy qeverite, ajo braziliane dhe meksikane kerkuan shpjegime nga ambasadoret amerikane ne vendet e tyre. Në korrik, gazeta braziliane “O Globo” raportoi se SHBA siguroi informacione ne internet dhe pergjoi telefonata në të gjithë rajonin.
Korrespondentja e BBC-se ne San Paulo tha se ekzistojne dyshime ne Brazil se Shtetet e Bashkuara kane pergjuar biseda te qeverise, per interesa tregtare. Zbulimi vjen në një moment shumë delikat për Dilma Rusef, e cila do të kryeje viziten e saj te pare në Shtetet e Bashkuara në muajin tetor. Zyrtaret braziliane thane se nuk dihet ende nese zhvillimet e fundit do te cojne ne anulimin e vizites se Rusefit ne Uashington. Edhe presidenti i Meksike, Enrike Pena Nieto ishte pergjuar perpara zgjedhjes se tij ne muajin korrik.
Top Channel