Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin Mbi 2 milionë sirianë kanë braktisur Sirinë për shkak të konfliktit që
ka përfshirë vendin, me 1 milion të regjistruar vetëm në gjashtë muajt e
fundit.
Lajmin e kanë bërë të ditur Kombet e Bashkuara. Mbi 700 mijë janë larguar për në Liban dhe sirianët përbëjnë numrin më të madh të të zhvendosurve, raporton agjencia për emigracionin UNHCR.
“Siria po vuan një hemoragji grash, fëmijësh dhe burrash që kalojnë kufirin vetëm me rrobat e veshura dhe asgjë tjetër”, thotë UNHCR.
Pothuajse gjysma e atyre që detyrohen të largohen janë fëmijë, tre të katërtat e të cilëve janë nën moshën 11 vjeç.
Vetëm 118 mijë fëmijë refugjatë kanë qenë në gjendje të vazhdojnë në një farë mënyre edukimin dhe vetëm 1 e pesta kanë marrë këshilla, me agjencitë që paralajmërojnë për një “brez të humbur” fëmijësh sirianë.
Libani ka pasur numrin më të lartë të refugjatëve, edhe pse është fqinji më i vogël i Sirisë dhe ndër më pak të mundshmit për të bashkëpunuar.
Llogaritet të ketë një refugjat sirian çdo gjashtë libanezë. Ndërkohë, Jordania dhe Turqia renditen e dyta dhe e treta përsa i përket strehimit.
Franca dhe Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të nxisin ndërmarrjen e një aksioni ushtarak pas dyshimeve për përdorimin e armëve kimike nga ana e ushtrisë siriane.
Politikanë të njohur amerikanë pritet të flasin përpara një komiteti të Kongresit më vonë gjatë ditës, për të mbështetur ndërhyrjen.
Top Channel