Autoritetet malajziane ndaluan 2 500 emigrantët e parë të paligjshëm, si pjesë e fushatës që synon të dëbojë nga vendi 500 mijë klandestinë.
Disa mijëra policë, ushtarë dhe përfaqësues të forcave të tjera të sigurisë janë duke marrë pjesë në aksionin më të madh në historinë e Malajzisë kundër ilegalëve.
Shumica e punëtorëve vijnë nga Indonezia, Bangladeshi dhe Burma.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi një abuzim të mundshëm me të drejtat e të ndaluarve, duke i kërkuar Kuala Lumpurit zyrtar që t’i përmbahet procedurave ndërkombëtare për dëbimin e personave të paligjshëm.
Epiqendra e kontrolleve të autoriteteve malajziane janë qëndrat e ndërtimit, plantacionet dhe periferitë me banesa të mjerueshme ku është përqendruar popullsia e emigrantëve të paligjshëm.
Top Channel