Ankesat për zgjedhjet në Kosovë, PDK dhe Lista Serbe kërkojnë rishqyrtim të rezultatit të zgjedhjeve
Fatmir Limaj është liruar nga arresti shtëpiak dhe do të presë në gjendje të lirë vendimin e gjykatës mbi rastin “Kleçka” më 17 shtator.
Ky ishte vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit të martën në Prishtinë. Sipas këtij vendimi, Fatmir Limaj mund të lërë tashmë banesën e tij ku vuante një vendim të mëparshëm me arrest shtëpiak.
Lajmi konfirmohet edhe nga avokati i Fatmir Limajt, Tomë Gashi. Avokati Gashi foli gjithashtu edhe për pritshmëritë mbi vendimin e 17 shtatorit. Ai është shprehur i bindur se do të arrihet tek lirimi i Limajt dhe ish-bashkëpunëtorëve të tij, pasi gjatë gjithë procesit nuk është vërtetuar e kundërta.
“Ne kemi pasur një rigjykim, epilogu i të cilit në bazë të ligjit dhe drejtësisë është ditur që nga dita e parë”, ka thënë më tej Gashi.
Në seancën e një dite më parë u mbyll proçedimi i provave të reja në procesin “Kleçka”, duke i konsideruar të lexuara raportet e ekspertëve ndërkombëtarë rreth gjendjes psikike të dëshmitarit Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari “X”.
Top Channel