“Kur e takon dhe nuk ndjen…”/ Mariana Kondi, rrëfim i fortë për takimin pas 50 vitesh me babain
Jamie Foxx, në një intervistë për revistën ‘Men’s Health’, tregoi vështirësinë që paraqet Hollivudi për një aktor ende të panjohur.
45-vjeçari fitues i një çmimi Oscar kujton: “Ishte filmi ‘Any Given Sunday’ me Al Pacino dhe Cameron Diaz. Avantazhi im i vetëm ishte se kisha luajtur futboll amerikan dhe dija më shumë se ata. U kapa shumë tek kjo pjesë për të “mbijetuar”.”
Në filmin Any Given Sunday, Jamie Foxx interpreton rolin e një lojtari të futbollit amerikan, i cili ka trajner Al Pacinon. Ky film i hapi rrugën e çmimit Oscar që e fitoi në vitin 2005 falë interpretimit të Ray Charles në filmin biografik me titull ‘Ray’.
Jamie deklaron se po bën maksimumin për të qëndruar mes aktorëve të rinj: “Kam mësuar se pranë vetes duhet të kesh dikë që të të thotë se çfarë është seksi dhe çfarë nuk është. Unë pyes vazhdimisht në mënyrë që të jem me kohën.”
Top Channel