Itali, një gomone me defekt pranë Pulias

03/09/2013 00:00

Mediat italiane njoftojnë se një gomone me defekt dhe me rreth 20
klandestinë në bord ndodhet pranë brigjeve të Pulias, ndërsa kanë nisur
kërkimet për gjetjen dhe shpëtimin e njerëzve.

Nuk dihet nëse ky mjet është i njëjti me atë që po kërkohet prej mbrëmjes së kaluar, pas një alarmi SOS të dhënë prej Kanalit të Otrantos.

Kanë nisur kërkimet nga ana e Rojes Bregdetare, si dhe nga një helikopter zjarrfikës.

Top Channel