“Gazprom”, mbi 8 mld euro në 3-mujorin e parë

03/09/2013 00:00

Kolosi rus i gazit, “Gazprom”, e ka mbyllur tremujorin e parë të vitit
me një rritje prej 5 për qind të fitimeve, duke arritur në 8.6 miliardë
euro.

Rritja në fjalë vjen si rrjedhojë e rritjes së eksporteve drejt Evropës, që është tregu më fitimprurës për grupin, si dhe nga rritja e fortë e çmimeve në Rusi.

Ndërkohë, në nivel vjetor të ardhurat janë rritur me 19 për qind, duke kapur shifrën e 33 miliardë eurove, një rekord për kompaninë ruse që ka një pjesë të monopolit të gazit.

Por përveç rritjes së kapaciteteve të “Gazprom”, të dhënat tregojnë edhe vartësinë e fortë të vendeve të Evropës perëndimore nga gazi rus.

Jo pak herë Moska e ka përdorur lëndën jetike për energjinë si mjet politik, ndonëse në mënyrë indirekte, për të shprehur pakënaqësinë ndaj veprimeve të vendeve të Bashkimit Evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB