11 mbështetës të ish-presidentit të Egjiptit, Mohammed Morsi, u dënuan me burgim të përjetshëm pasi u shpallën fajtorë për ndërmarrjen e sulmeve ndaj ushtrisë.
Forcat ushtarake larguan nga pushteti presidentin e zgjedhur me votë pas një viti drejtimi në korrik 2013, pas manifestimeve masive kundër përpjekjeve të tij për islamizimin e vendit.
Largimi i dhunshëm ka provokuar një valë mungese stabiliteti që i kushtoi jetën qindra egjiptianëve në revoltat që pasuan.
Aktualisht, vendi me 84 milionë banorë i Afrikës Veriore drejtohet prej një qeverie të përkohshme ushtarake.
45 mbështetës të tjerë të “Vëllazërisë Muslimane” u dënuan me pesë vite burgim secili për nxitje të dhunës, ndërsa pesë të pandehur u shpallën të pafajshëm.
Për momentin, nuk është e qartë nëse të dënuarit janë pjesë e “Vëllazërisë Muslimane”.
Nëse po, këto do të jenë verdiktet e para që merren direkt ndaj partisë më të madhe në vend, në konflikt të hapur me lëvizjet ushtarake dhe elitën që kërkon një Egjipt laik.
Top Channel