Viktimat mes radhëve të policisë në Afganistan janë dyfishuar gjatë 2013-s, pasi NATO i dorëzoi përgjegjësitë e sigurisë trupave të keqstërvitura dhe të keqpajisura vendase.
Ministri i ri i Brendshëm i vendit, Mohammad Omar Daudzai, konfirmoi se 1 792 oficerë të policisë afgane kanë humbur jetën dhe mbi 2 500 të tjerë janë plagosur që prej muajit mars.
Këto shifra janë dy herë më të larta se sa viktimat me trupave të rendit një vit më parë.
Sipas Daudzait, minat e vendosura në rrugët kombëtare dhe sulmet e grupeve talebane janë përgjegjese për shumicën e vrasjeve.
Policia afgane vuan nga një mungesë kronike e armëve moderne, mjeteve të blinduara dhe të stërvitjes së përshtatshme, ndërsa mbetet ende e varur nga NATO në një sëre drejtimesh logjistike, si në mbështetjen ajrore gjatë operacioneve të saj.
Në vijat e frontit, shqetësimi është edhe më i madh. “Detyra ime është të mbroj jetën e njerëzve”, deklaroi oficeri Abdullah Khan, i cili komanton një postobllok policie në hyrje të qytetit të Jalalabadit, për “BBC”. “Megjithatë, kjo mbetet e pamundur me vetëm disa kallashnikovë AK-47 e një “Ford Ranger” të zakonshëm që kemi në përdorim për të lëvizur”, shtoi ai.
Top Channel