“Do të kem mbështetjen e Kongresit”

03/09/2013 00:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, shprehu besimin e tij që Kongresi do të mbështesë propozimin e tij për ndërhyrje ushtarake në Siri.

Deklaratën e tij, Obama e bëri ndërsa i parashtroi disa ligjvënësve argumentat e tij gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë. “Nuk është Iraku dhe as Afganistani. Po flasim për një ndërhyrje të kufizuar, proporcionale, që do t’i japë një mesazh jo vetëm Assadit, por edhe të gjithë të tjerëve që mendojnë se mund të përdorin armë kimike në të ardhmen”, deklaroi Obama.

Presidenti përsëri se regjimi i Bashar al-Assad ka tejkaluar vijën e kuqe dhe se beson që i gjithë komuniteti ndërkombëtar do të solidarizohet me qëndrimin e tij.

“Jam i bindur për domosdoshmërinë e sulmit, por besoj se do të ishim më të fortë nëse veprojmë së bashku, të bashkuar si kombe”.

Pas takimit me Barack Obamën në Shtëpinë e Bardhë, kryetari republikan i Dhomës së përfaqësuesve, John Boehner deklaroi se do ta mbështesë thirrjen e presidentit për nderhyrje ushtarake në siri, e madje inkurajoi edhe koleget e tij në Kongres të bëjnë të njëjtën gjë.

“Përgjatë gjithë historisë së tyre, Shtetet e Bashkuara i kane dalë në mbrojtje demokracise dhe lirise në mbare boten. Këto armë e meritojnë një përgjigje. Vetëm Amerika e ka aftësinë dhe kapacitetin të ndalojë Assadin apo të paralajmëroje të tjerët anëkend globit se një sjellje e tillë nuk do të tolerohet. E vlerësoj faktin që presidenti ka kërkuar përgjatë javeve të fundit edhe mendimin tim dhe të kolegëve në Kongres.

Zyrtarët më të lartë amerikanë të diplomacisë dhe të mbrojtjes përgatiten të  dëshmojnë para një komisioni të Senatit, lidhur me kërkesën e Obamës për goditjen e regjimit sirian.

Sekretari i Shtetit, John Kerry, Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel dhe shefi i Shtatmadhorisë, Martin Dempsey, do të japin para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë argumentet e tyre në favor të ndërhyrjes ushtarake.

Obama e bëri të qartë se do të kërkonte miratimin e Kongresit për sulmin, edhe pse si komandant i forcave të armatosura mund ta jepte vetë urdhërin për nisjen e sulmit.

Me presidentin, në Shtëpinë e Bardhë u takuan edhe dy senatorët republikanë përkrahes të një ofensive të plotë dhe të jo të pjesshme, John McCain dhe Lindsey Graham, te cilet e kane kritikuar administraten që nuk veproi më herët në kete vend duke armatosur kryengritësit.

Përrgjatë dy viteve të konfliktit, ushtria siriane, sipas tyre, ka marrë armë nga Rusia dhe Irani, duke e bërë luftën të pabarabartë.

Moska, aleate e vjeter e Assadit, e ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë e provave të Shteteve të Bashkuara se regjimi sirian ka përdorur armë kimike ndaj civilëve.

Një ditë më parë, vetë Assadi u shpreh për gazetën franceze “Le Figaro”, se një veprim i tillë, nga ana e tij do të kishte qenë krejtësisht i palogjikshëm dhe përsëriti edhe një herë bindjen se kanë qenë rebelet ata që kanë përdorur gazin helmues.

Izraeli, stërvitje e përbashkët me SHBA


Rusia njoftoi për lëshimin e raketave në Detin Mesdhe, për të cilat nuk dihej as nga vinin dhe as ku do të përfundonin.

Pas publikimit te lajmit, Izraeli zbardhi misterin. Sipas Ministrise se Mbrojtjes –“jane raketat e tyre, te leshuara nga nje baze ajrore prej pjeses qendrore te vendit dhe behet fjale per nje test të përbashkët me Shtetet e Bashkuara”.  

Ne faqen e saj te Facebook-ut, ministria e Mbrojtjes shpjegoi se “testi eksperimental i raketave Anchor  u krye me sukses bashke me Agjensine Aerikane per Mbrojtjen Raketore”.

Ndersa Izraeli iu referua Agjensise per Mbrojtjen e Raketave, qe eshte pjese e Departamentit Amerikan te Mbrojtjes, burimet amerikane te pyetur nga CNN rreth testit-nuk folen per perfshirjen e SHBA-se, por e quajten nje test te Izraelit.

Ministria shpjegoi se në orën 6.15 minuta, 8.15 me oren tone u leshua nje rakete dhe jo dy sic raportoi Moska. Nese i referohemi deklarates se Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu eshte me shume se nje paralajmerim: “Realiteti perreth nesh po ndryshon. Po i themi kujtdo qe kerkon te na beje keq; nuk ua keshillojme… Kemi nevoje t’i bejme me te sigurt kufijte tane”.

Leshimi i raketave u raportua nga stacioni Armavir ne jug te Rusise. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ia komunikoi edhe presidentit Vladimir Putin. Ambasada e Moskes ne Damask kishte informuar se nuk kishte sinjale për një sulm me raketa apo shpërthime në zonën e Damaskut.

Top Channel