Armët kimike, Irani: SHBA kishin dijeni

03/09/2013 00:00

Irani pretendon se i ka kaluar informacione Shteteve të Bashkuara për
mbërritjen e gazit sarin në Siri, tetë muaj me parë, që kishin mberritur
përmes nje trafiku që përgatiti sulmin-i cili sipas Teheranit- është
kryer nga kryengritesit sirianë. 

Deklarata vjen nga ministri iranian i Mbrojtjes, gjeneral/brigade Hosein Dehqan, i cili pa dhënë detaje të tjera, shpjegoi se “SHBA kanë si qellim sulmet e kufizuar për t’i ngritur moralin e rënë terroristeve në Siri dhe për të dobësuar aftësinë operative të armëve siriane”.

Revista “Foreing Policy” që publikohet dy here ne muaj raporton se Uashingtoni kishte informacione nga shërbimet sekrete për sulmin kimik përpara se ai të ndërmerrej nga rregjimi. Informacioni u perftua nga nje bisede telefonike mes nje zyrtari te ministrise se Mbrojtjes siriane dhe drejtuesit te njesise se armeve kjimike, disa ore perpara sulmit.

Ishin pikerisht kjo bisede qe i bindi zyrtaret amerikane te fajesonin rregjimin. Megjithate- siç shkruan ‘Foreing Policy’- dokumenti sekret nuk zbulon nese sulmi eshte urdheruar nga rangjet e larta te qeverise apo nga ndonje oficere te zakonshem.

Top Channel