
Forume të ndryshme interneti kanë dalë kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, pas njoftimit të tij për një aksion ushtarak në Siri.
Në web janë publikuar foto të ndryshme që ironizojnë presidentin amerikan, me fytyrën e tij të vendosur në personazhe filmash luftarakë, por edhe në spote publicitare.
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë një foto e Shtëpisë së Bardhë, me një mbishkrim ku është ironizuar slogani i Obamës, nga “I have a dream” në “I have a drone”.
Me këtë shprehje i është bërë referim përdorimit të avionëve të telekomanduar nga ushtria amerikane, që përveçse kanë shkaktuar qindra viktima të pafajshme në Irak e Afganistan, duket se do të depërtojnë edhe në Siri.
Top Channel