“Vodafone”-“Verizon”, marrëveshje rekord

02/09/2013 00:00

“Vodafone” pranoi të shesë 45% të aksioneve të saj në “Verizon Ëireless” në grupin amerikan “Verizon Communications”, në një prej marrëveshjeve më të mëdha në historinë e koorporatave.

Marrëveshja, e shpallur pas mbylljes së tregëtimit në Bursën e Londrës, kapi vlerën e 130 miliardë dollarëve.

Nga këto para, “Vodafone” do të paguajë 60 miliardë dollarë në formë dividenti për aksionerët e saj.

Pjesën tjetër të parave, kompania me shtrirje ndërkombëtare e telefonisë dhe internetit lajmëroi se do ta shpenzojë në përmirësimin e teknologjisë së saj të shpejtësisë së rrjetit.

Presidenti i grupit “Vodafone”, Gerard Kleisterlee deklaroi se kjo marrëveshje do të lejojë kompaninë që të rritet, ndërsa theksoi se deri në vitin 2017, pritet të përfundojë përmirësimi i teknologjisë së internetit në “4G” në pesë tregjet kryesore europiane të kompanisë.

Sipas ekspertëve financiarë, arkëtimi i një shume të tillë të jashtëzakonshme do të lejojë koorporatën që të shlyejë një pjesë të borxheve të grumbulluara dhe të rikthehet në një fushatë të fuqishme investimi në Europë, kontinenti që është në qendër të vëmendjes së veprimit të “Vodafone”.

Top Channel