Tunizi, arratisen 49 të burgosur

02/09/2013 00:00

Të paktën 49 të burgosur u arratisën nga qelitë e tyre në orët e para të mëngjesit nga një burg i siguriosë së lartë në Tunizi, raportoi “Tunis Afrique Presse”.

Autoritetet kanë arritur të arrestojnë 13 prej tyre, por shumë prej të tjerëve nuk dihet se në çfarë drejtimi mund të kenë lëvizur.

Shqetësues është fakti se midis të arratisurve ndodhen edhe disa të dënuar për terrorizëm e të dyshuar si militantë të organizatave vendase ekstremiste.

Incidenti ndodhi në Gabes, qytetin bregdetar të ndodhur në qendër të Tunizisë.

Kjo është vetëm arratisja e fundit masive në një vend të Lindjes së Mesme së fundmi, ku shumë shtete janë duke përjetuar një periudhë të paqendrueshmërisë politike pasi u përfshinë nga revolucioni i Pranverës Arabe.

Top Channel