
Valencia u dorëzua me shifrat 2-3 ndaj Barcelonës në ndeshjen më të bukur të javës së tretë të kampionatit spanjoll të futbollit. Lionel Mesi skartoi portierin Alvesh në minutën e 11 duke i dhënë avantazhin katalanasve, por pjesa e parë rezervoi një festival të vërtetë golash.
Në momentin më të mirë të padronëve të shtëpisë, skuadra blaugrana shënoi dhe golin e dytë, kur Mesi shënoi pas një kundërsulmi fatal të Barcelonës. Kombinimi mes brazilianit Nejmar dhe fituesit të Topit të Artë u vu në dukje më shumë në rastin e golit të tretë, kur Mesi mposhti për herë të tretë portierin Alvesh.
Por, mbyllja më spektakolare e pjesës së parë erdhi nga dy gola të Valencias: një gjysmëroveshatë e portugezit Postiga ngushtoi diferencën në 1-3 duke futur në kaos mbrojtjen e Barcelonës. Ishte sërish i njëjti sulmues që mposhti portierin Valdez disa minuta më vonë.
Fraksioni i dytë solli vetëm shtylla pasi Barcelona mbajti avantazhin minimal të përkthyer në 3 pikë në stadiumin “Mestalla”.
Top Channel