Në garë për drejtimin e shërbimeve në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, shpallet lista e mjekëve që u kualifikuan për kandidim Ndërtimi i një rruge brenda oborrit të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”
që lidh një ndërtesë shumëkatëshe që po ndërtohet anash saj me rrugën
‘Dritan Hoxha’ rrezikon seriozisht të dëmtojë strukturën e kompleksit më
të madh sportiv të lojrave me dorë në vend.
“Asnjë dokument zyrtar nuk kemi për këto punime që po bëhen. Këta po hapin një rrugë, rrugën e duan shumë të gjerë, derisa të shkojnë deri të Pallati i Sportit”, thotë Viron Bezhani, kryetar i Bordit Drejtues të Pallatit të Sportit.
Bezhani, i cili është njëkohësisht dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka njoftuar dhe kryetarin e Bashkise se Tiranes,zotin Lulzim Basha për këtë situatë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare prej tij.
“Këtë problem do ta ndjekim edhe në Këshillin Bashkiak. Përgjigjja e drejorit të Policisë, Florenc Hoxha ishte mjaft e turpshme: ‘Aty do të bëjmë punime ne dhe ju nuk keni pune'”, thotë Bezhani.
E teksa mungon komunikimi zyrtar nga Bashkia e Tiranes, Bezhani thote se i vetmi person qe i eshte pergjigjur eshte topografi, qe i ka premtuar se ndërtesa e Pallatit të Sportit nuk do te preket.
“Po, sot morëm nga topografi një garanci jo zyrtare, morëm një garanci që nuk do të preket pjesa e pallatit. Shpresojmë që kjo të jetë e vërtetë”, thotë Bezhani.
Top Channel