
Pas dy muajsh të gjatë e të nxehtë mungese, “Pasdite” në “Top-Channel” rikthehet me misionin e saj të përhershëm, në 90 minutat që i ofrojnë çdo ditë shqiptarëve temat më të nxehta, personazhe publike, por edhe njerëzit e zakonshëm e problemet e tyre të përditshme në ekranin tonë.
Duke nisur nga e hëna, ju ftojmë të kalojme së bashku një pasdite interaktive me “miqte” tanë që janë në nevojë, me ata që ia kanë dalë mbanë apo që nuk rreshtën së u përpjekuri…
Një “Pasdite” me argetim e risi… një pasdite që të na vërë në mendime dhe të buzëqeshim plot shpresë.
Nga e hëna në të premte, duke nisur me një kolazh përmbledhjesh në serinë e parë të këtij sezoni, nga momentet më të mira të këtij emisioni në edicionet e tij të shkuara, nën drejtimin e Ulpiana Lamës, “Pasdite” rikthehet t’iu bëjë shoqëri çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 17:00.
Top Channel