
NATO e ka konfirmuar sulmin që i është bërë një baze ushtarake amerikane
në Afganistan, por përmes një deklarate ka thënë se asnjë pjesëtar i
personelit të saj nuk është vrarë. Aleanca veri-atlantike ka thënë se
sulmi është karekterizuar nga “një seri e shpërthimeve”.
Më herët është raportuar se një grup i sulmuesve kamikazë kanë sulmuar një bazë amerikane në Afganistan, në afërsi të kufirit me Pakistanin duke nxitur edhe një përballje të armatosur.
Associated Press e ka cituar zëdhënësin e guvernatorit të Krahinës Nangarhar të thotë se militantët, që përfshin edhe sulmuesit vetvrasës e kanë sulmuar një zonë në rajonin Torkham mëngjesin e së hënës.
Raporti e citon zëdhënësin e talibanëve, Zabiullah Muxhahid të thotë se militantët e këtij grupi janë përgjegjës për sulmin të cilët kanë shkatërruar disa tanke, por kjo nuk është konfirmuar ende.
Top Channel