Merkel përplaset me ish-ministrin e Financave

02/09/2013 00:00

Kandidati i qendrës së majtë, Peer Steinbrueck, rivali kryesor i Angela
Merkel-it në zgjedhjet e 22 shtatorit, i cilësoi politikat e kancelares
për euron, dështake.

Në debatin e vetëm televiziv mes tyre qe zgjati thuajse 90 minuta, Steinbrueck qe mbajti postin e Ministrit te Financave ne koalicionin e madh me Merkel-in ne vitet 2005-2009  e akuzoi ate se “nuk bëri gjë tjetër vecse solli mjerim me masat shtrënguese në Europën Jugore”.

 “Do të kisha ndjekur një strategji të ndryshme për krizën. Natyrisht duhet të kete konsolidim të buxheteve në këto vende, por jo një dozë vdekjeprurëse”, tha Steinbrueck.

Por Merkel i mëshoi faktit se Gjermania ka një ekonomi të shëndoshë, duke e quajtur vendin e saj “motorin e rritjes ekonomike” në Europë. Madje ajo i kujtoi Steinbrueck se Partia Socialdemokrate ka votuar dhe mbështetur politikat e saj.

“Puna nuk ka mbaruar ende, natyrisht qe shume jane te shqetesuar por ne kemi deshmuar se mund t’ia dalim dhe në kohë të vështira. Ne kohën gjatë të cilës kishim krizën më të keqe në Europë, Gjermania ishte e forte, ishte motor i rritjes”, kujtoi Merkel.

Steinbrueck tha se Gjermania ka sektorin e pagave me te ulta ne Europe dhe se ai do te garantoje “drejtesi sociale me te madhe” duke paraqitur nje rroge kombetare minimale dhe taksa me te larta per “fituesit e medhenj”.

Ndersa kancelarja gjermane tha se Gjermania ka me shume njerez ne pune se kurre me pare. Blloku konservator i kancelares kryeson ndaj socialidemokrateve te Steinbrueck me 15 pike, 40 % ndaj 25 %. Por gjithesesi- duke iu referuar eksperteve, Merkel do te kete nevoje per nje partner-koalicioni, cka do te thote se zgjedhjet mbeten te paqarta.

Dy kandidatet u pyeten nga kater gazetare, te ndjekur nga nje audience mbi 20 milione. Nje sondazh i televizionit gjerman RTL deklaroi fituese, megjithese me nje diference te vogel Merkelin, ndersa ARD TV sygjeroi se Steinbrueck ishte me i besueshem. Sipas analisteve, Steinbrueck nuk rezultoi te bente ate goditjen qe mund te ndryshonte kursin e fushates.

Udheheqesit e partive te vogla, te cilet do te marrin pjese ne zgjedhje do te zhvillojne debatin e tyre te henen. Udheheqesi i socialdemokrateve, 66-vjecari Steinbrueck tha se nuk do te hyje ne koalicionin e madh me kristiandemokratet e Merkelit. Ai do te preferonte nje koalicion me Partine e Gjelber ndersa Merkel shpreson te vazhdoje te qeverise me Partine Demokratet e Lire . Por nese kjo force politike nuk del mire ne zgjedhje, atehere dy rivalet Merkel dhe Shtajnbryk mund te detyrohen te punojne se bashku.

Top Channel