" /> ">

Meksikë, arrestohet bosi i kartelit të Huarezit

02/09/2013 15:40

Forcat e sigurisë në Meksikë arrestuan liderin e kartelit famëkeq të drogës së Huarezit, Alberto Carrillo Fuentesin, i njohur gjerësisht me pseudonimin e tij si “Beti e Shëmtuar”.

Fuentes u arrestua të hënën në shtetin perëndimor të Najaritit pa bërë rezistencë.

47-vjeçari është drejtuesi i tretë i një karteli kryesor që kapet gjatë këtij viti në Meksikë, ku autoritetet janë duke ndërmarrë një fushatë intensive kundër krimit të organizuar.

Ai do të përballet me akuzat e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe drejtimit të një organizate mafioze.

I konsideruar si karteli më i fuqishëm në Meksikën e viteve 1990, ai i Huarezit ka përjetuar një rënie të vazhdueshme të ndikimit të tij, ndërsa shumë prej rrugëve të kalimit të drogës dhe të territoreve të tij janë përvetësuar nga karteli rival i Sinaloas.

Më shumë se 70 mijë meksikanë kanë humbur jetën, në përballjen e autoriteteve me mafian, që prej nisjes së operacioneve shtetërore anti-drogë në vitin 2006.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA