“Raprezalje përtej Lindjes së Mesme”, Irani kërcënon me sulme nëpër botë Ligjvënësit amerikanë duken të ndarë për të ndërmarrë një sulm ushtarak
kundër Sirisë, pasi presidenti amerikan Barack Obama ia paraqiti befas
planin e tij Kongresit.
Senatori republikan John McCain, një prej zerave të fortë kundër rregjimit të Bashar Al Assad-it e mbështet plotesisht, por kërkon më shumë; nje plan të detajuar për ta çliruar vendin nga Bashar Al Assad.
“Çfarë senatori Graham dhe unë po kërkojmë është një strategji dhe një plan për ta rrëzuar rregjimin e Bashar Al Asad, pa vendosur asnjë cizme ushtari ne terren. Mund dhe duhet të realizohet. E vetmja mënyrë për të parandaluar Bashar al Assad-in për të përdorur armë kimike duhet të jetë largimi i tij nga pushteti”, tha McCain.
Ligjvenesja demokrate Xhenis Hahn tha se ka ende pikepyetje te shumta.“A është kjo arsye për të hapur luftë? – pyeti ajo.- Cilat janë objektivat e luftës? Cfarë autoriteti po i japim presidentit në këtë rast”. Sipas saj, Shtetet e Bashkuara nuk duhet te veprojne te vetem.
“Ku është komuniteti ndërkombëtar nëse sulmi me armë kimike është një akt aq revoltues apo nese eshtë i urryer për të gjithë?” tha Hahn.
Ligjvënësi republikan Scott Rigell vlerësoi vendimin e Presidentit për të kërkuar miratimin e Kongresit, por tha se do të votojë kundër autorizimit. Kishte edhe të tjerë, si ligjvënësja demokrate Sendy Levin, e cila mbështet ndërhyrjen ushtarake kundër Sirisë. Te shtunen, presidenti Barak Obama tha se nuk ka nevoje për miratimin e Kongresit, por mendon te vlefshem mbeshtetjen e tij. Te dielen, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerri tha se administrata ka fakte per perdorimin e gazit sarin nga Damasku.
Top Channel