Elbasan, prioritetet e Bashkisë
02/09/2013 00:00
Me rikthimin në punë pas pushimeve verore, Bashkia e Elbasanit ka nisur punën për të përcaktuar objektivat kryesore dhe më emergjente që duhet t’i paraqiten qeverisë së re për zgjidhje.
Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini ka radhitur katër objektiva për 2014 që sipas tij janë emergjente dhe jetësore për Elbasanin.
Ai rënditi në krye të listës problemin e vend-grumbullimit të mbetjeve urbana dhe domosdoshmërinë e ndërtimit të një landfilldi që është edhe një premtim elektoral i kryeministrit të zgjedhur, Edi Rama.
Një tjetër cështje emergjente, sipas tij është edhe uji i pijshëm dhe cilësia e shërbimit shëndetësor që zoti Qazimi tha se duhet të përmirësohet përmes bashkëpunimit publik-privat.
Top Channel