Elbasan, nis puna në spitalin e ri

02/09/2013 00:00

Më në fund në qytetin e Elbasanit ka nisur nga puna kompleksi i ri spitalor, kirurgjik dhe obstetrik.

Spitali i ri ka një kapacitet prej 140 shtretërish dhe investimi kap vlerën e 1.3 milion eurove. Prej 11 vitesh repartet e kirurgjisë funksionuan në ambiente aspak të përshtatëshme.

Paraditen e së hënës në ambientet e reja është shpërngulur i gjithë stafi mjekësor që do të ketë në dispozicion dhe aparaturat e përshtatëshme.

Drejtori i spitalit deklaron se tashmë qytetarët do të kenë mundësi të marrin mjekim në kushte bashkëkohore me pajisjet më moderne në Europë.

Puna për ndërtimin e këtij kompleksi spitalor nisi 2 vjet më parë. Ai ka një sipërfaqe prej 4 mijë metër katrorë ku përfshihet kirurgjia dhe materniteti.

Top Channel