Muaji shtator, i cili pritet të jetë një muaj i nxehte politikisht në Greqi, ka nisur me parashikime për zgjedhje të parakohshme në vend.

Por, nëse ato do të zhvillohen në këtë vjeshte apo në pranveren që vjen, këtë do ta vendose vetem ecuria e ekonomisë.

Ky eshte mesazhi qe vjen nga deklaratat e kryeministrit Samaras ne intervisten e tij te fundit ne nje prej gazetave te se dieles.

Sipas tij, Greqia nuk mund te mbaje me nen kurriz masa te reja financiare, ndersa vete ai synon krijimin e nje suficiti primar prej disa miliard eurosh, ne menyre qe Athina te mund te dale ne tregje ne fillim te vitit 2014 per te kerkuar dhe rreth 4 miliard euro te tjera me norme te ulet interesi, qe te mbuloje ne kete menyre boshllekun e saj financiar per vitet 2015 -2016.

Por, nese ekspertet e troikes qe vijne ne fund te shtatorit ne Athine kerkojne masa te reja dhe ne se treguesit e ekonomise do te vazhdojne te jene negative, atehere vendi do te shkoje drejt zgjedhjeve te parakohshme.

Analistet shprehen se keto zgjedhje mund te pershpejtohen dhe te zhvillohen kete vjeshte, si presion i vales se protestave qe pritet te shperthejne ne vend, pas 15 000 pushimeve nga puna pergjate ketij muaji ne sektorin shteteror si dhe nga perkeqesimi i niveli te jeteses se grekeve.

PBB eshte reduktuar me 23,4% prej vitit 2008, pagat mesatarisht me 26,6% dhe shpenzimet per cdo familje me 26,2% , ndersa cmimet e artikujve ushqimore te konsumit te perditshem shenojne perseri nje rritje ne masen 13%.

Samaras, ne sondazhin e oreve te fundit sheh partine e tij konservatore vetem me 0,1% larg Radikaleve te Majte te “Syrizes” dhe skenaret ne qarqet politike thone se vetem ne se ai kalon me sukses kete periudhe te veshtire duke i rezistuar troikes per masat e reja dhe duke siguruar nje shume financiare te konsiderueshme, largon rrezikun e zgjedhjeve brenda ketij viti.

Nga ana tjeter, duke mos ndermare reforma te reja ne kurriz te qytetareve, ai do te kerkoje si fitimtar votebesimin e popullit, ne menyre qe te qeverise i vetem pa pasur mbeshtetjen e socialisteve, duke shpallur zgjedhje te parakoheshme ne majin e ardhshem, kur do te zhvillohen njekohesisht zgjedhjet lokale dhe ato per deputetet e Parlamentit Europian.

Top Channel