Tunizi, protesta anti-qeveritare
01/09/2013 00:00
Mijëra mbështetës të opozitës në Tunizi kanë marshuar në kryeqytetin Tuniz duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë islamike.
Protestuesit marshuan nga parlamenti deri në selinë e qeverisë duke kulmuar kështu një javë demonstratash.
“Qeveria duhet të bjerë”, ishte kori i protestuesve gjatë marshimit të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Ali Larayedh duke e akuzuar për dështim në ringritjen e ekonomisë së vendit.
Marshimi u organizua nga Fronti Kombëtar i Shpëtimit, një koalicion partish opozitare.
Koalicioni qeveritar aktual në Tunizi, i kryesuar nga partia Ennahda, ka ardhur në pushtet pas rrëzimit të presidentit Ben Ali në janar të vitit 2011.
Top Channel