Juventusi ka mundur 4-1 Lazion në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të kampionatit italian të futbollit dhe ngjitet në krye të renditjes me 6 pikë, ashtu si edhe Napoli.
Ky është një tjetër leksion që bardhezinjtë i japin skuadrës kryeqytetase pas atij të Superkupës së Italisë 2 javë më parë, ku sërish bardhekaltërit pësuan 4 gola.
Pas dygolëshit të Vidal, Lazio reagon me Klose dhe për pak sa nuk barazon rezultatin disa minuta më pas, por në pjesën e dytë kampionët në fuqi të Italisë thellojnë avantazhin me Vucinic e Tevez.
Në ndeshjen tjetër të Serisë A që u luajt të shtunën, Napoli fitoi në transfertë ndaj Chievo me rezultatin 4-2. Për napoletanët shënuan Hamsik (2), Callejon dhe Higuain, ndërsa për vendasit nuk mjaftoi dygolëshi i Paloschi.
Top Channel