Jemen, kryeministri i mbijeton një atentati

01/09/2013 13:55

Kryeministri i Jemenit, Mohammed Salem Basindva i mbijetoi një atentati të realizuar ndaj tij këtë të dielë në kryeqytetin e vendit, Sana’a.

Disa persona të armatosur, mbi motoçikleta, hapën zjarr me breshëri mbi automjetin e kryeministrit ndërsa ai rikthehej prej pune në shtëpi, bëri me dije një prej këshilltarëve të Basindvës, cituar nga “Agence France Presse”.

Megjithatë, kryeministri 78-vjeçar shpëtoi i paprekur.

Kjo është hera e parë që Basindva vendosen në qendër të sulmeve, por disa ministra kanë përjetuar atentate në të shkuarën.

Aktualisht, qeveria është duke luftuar me militantët e Al-Kaedës dhe lëvizjet separatiste, tepër të fuqishme në disa rajone të Jemenit, shteti më i varfër në Lindjen e Mesme.

Më parë gjatë gushtit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa shtete të Europës Perëndimore mbyllën ambasadat e tyre në Jemen, pas të dhënave të shërbimeve sekrete mbi mundësinë e goditjes së selive diplomatike në Sana’a.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA