Irak, 804 të vdekur, mbi 2000 të plagosur

01/09/2013 21:35

Një tjetër muaj i përgjakshëm është shënuar në Irak ku, bazuar mbi shifrat e fundit, një total prej 804 personash janë vrarë dhe rreth 2030 të tjerë janë plagosur, për shkak të dhunës dhe akteve të terrorizmit gjatë muajit gusht.

Lajmi është bërë i ditur nga Kombet e Bashkuara gjatë së dielës, por pavarësisht këtyre shifrave të larta, vrasjet e gushtit janë më të pakta në numër se sa në korrik.

Misioni i Ndihmës së OKB-së në Irak ka bërë të ditur se “impakti i dhunës ndaj civilëve mbetet jashtëzakonisht i lartë dhe shqetësues”. Kryeqyteti i Irakut, Bagdadi, është më i prekuri nga këto akte dhune.

Korriku shënoi muajin me m shumë gjakderdhje në Irak, që prej kulmit të luftës sektariane mes sunitëve dhe shiitëve gjatë viteve 2006-07.

Sipas shifrave të publikuara nga OKB-ja, 1057 irakianë u vranë në korrik dhe rreth 2326 të tjerë u plagosën, nga të njëjtat shkaqe: dhuna dhe aktet e terrorizmit.

Top Channel