Pas disa lajmeve kontradiktore mbi gjendjen shëndetësore të Nelson Mandelës, konfirmohet se ish-presidenti 95-vjeçar ka lënë spitalin dhe aktualisht ndodhet në banesën e tij në Johanesburg.
Lajmi u publikua në faqen e internetit të Presidencës Afrikano-Jugore.
Në deklaratë shkruhet se gjendja e Mandelës vazhdon të jetë kritike dhe kryesisht e stabilizuar, ndonëse ka disa momente që heroi i moshuar kombëtar ka nevojë për një asistencë më të specializuar për ristabilizimin e tij.
Ai do të trajtohet në vilën e tij nga një staf i specializuar mjekësh.
Mandela është presidenti i parë me ngjyrë dhe i pari i zgjedhur në mënyrë demokratike, në Afrikën e Jugut në vitin 1993 dhe gjithashtu fitues i çmimit Nobel për Paqen, në të njëjtin vit.
Si udhëheqës i luftës kundër regjimit të apartaidit dhe diskriminimit racor, Mandela ka fituar statusin e një legjende të gjallë në vendin që ai ndihmoi të transformonte përgjithmonë, pas 27 viteve burgim që kreu si kundërshtar i regjimit të mëparshëm të të bardhëve.
Top Channel