Tjetër sulm kimik në Siri

31/08/2013 00:00

Duke cituar aktivistë të opozites siriane, CNN flet për një tjetër sulm vrastar në Siri, këtë herë me një substancë djegëse.

Sipas kundershtareve te regjimit, 7 vete vdiqen e me dhjetera  te tjere u lenduan nga sulmi i ndodhur  ne nje shkolle ne veri te vendit. Akuzat vijne ne kohen kur presidenti amerikan Barak Obama po shqyrton mundesite e nje nderhyrjeje ushtarake kunder regjimit te Bashar al Assadit.

Filmimet e hedhura ne internet nga mbeshtetesit e opozites siriane besohet te jene kryer ne Urum al Kubra, nje fshat ne provincen e Alepos. Ato tregojne njerez me djegie te medha ne trup, por asnje plage te jashtme. Disa deshmitare ne vendgjarje thone se nuk pane e nuk degjuan gje perpara se kimikatet te fillonin t`i digjnin. mjeke te nje spitali te zones, te cilet konfirmuan vdekjet, besojne se eshte perdorur ndonje substance kimike si napalm apo dicka tjeter, qe shkakton djegie te medha.

CNN sqaron se nuk ka arritur t`i konfirmoje ne menyre te pavarur deshmite e tyre. Pretendimet per nje sulm tjeter vijne ne kohen kur pas kater dite verifikimesh ne terren, inspektoret e OKB-se u larguan nga Siria e kane mberritur ne Liban. Raporti i tyre pritet te behet publik pas dy javesh. Por per ekspertet, largimi i specialisteve te Kombeve te Bashkuara largon çdo pengese politike dhe praktike nga rruga e nje sulmi ushtarak te udhehequr nga Amerika.  

Top Channel