Lëvizja Vetvendosje shpalli kandidatin e saj për kryeqytetin në zgjedhjet e 3 nëntorit. Ai është Shpend Ahmeti dhe sipas Albin Kurtit, kandidatura e tij ka marrë mbështetjen e 98 përqind të anëtarëve të kësaj lëvizjes.

Sipas kryetarit të Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti, Shpend Ahmeti është kandidati më i mirë për Prishtinën.

“Shpend Ahmeti është qytetari i përgjegjshëm, aktivisti i palodhshëm, profesionisti, njeriu i mencur dhe i ditur, i guximshëm dhe punëtor që do të nxjerrë Prishtinën nga kriza”, deklaroi kreu i VV, Albin Kurti.

Vetë kandidati Ahmeti premtoi se nëse zgjidhet kryetar i Prishtinës uji nuk do të jetë privilegj. Ai premtoi investime në infrastrukturë, për të ndërtuar, sic tha ai, një kryeqytet që e meritojnë gjithë kosovarët.

Top Channel