Në Prishtinë perfunduan punimet e Sheshit të Pavarësisë“Ibrahim Rugova”, i cili ndodhet përballë Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Sipas
Kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa ky shesh shpreh ndryshimet që po
bëhen në pamjen e kryeqytetit, dhe jo vetëm.

“Po inaugurojmë Sheshin ‘Ibrahim Rugova’, sheshin që mban emrin e burrështetasit që la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë. Ky shesh shpreh në mënyrë shumë domethënëse ndryshimet që po bëhen, jo vetëm në pamjen e Prishtinës, por edhe në rigjenerimin e saj”, tha Mustafa.

Punimet në sheshin “Ibrahim Rugova” filluan në marsin e vitit 2012 dhe kanë kushtuar mbi katër milionë euro. Sipërfaqja e tij kap një hapësirë mbi 15 mijë metra katrorë. Përveç sipërfaqes së shtruar me pllaka, pjesa tjetër përmban pemët, e shatervan. Në fund të shtatorit në këtë shesh do të vendoset edhe shtatorja e ish-Presidentit, Ibrahim Rugova.

Top Channel