Presidenti Marcon ashpërson kufizimet ndaj protestave në Francë, fajëson të majtën radikale për trazirat
Papa Françesku emëroi Pietro Parolin si Sekretar të Shtetit të Vatikanit, lëvizja më e rëndësishme në administratën qeverisëse të shtetit të vogël, që prej kohës kur Ati i Shenjtë u zgjodh.
Arqipeshkvi Pietro Parolin, 58 vjeç, një diplomat veteran i Vatikanit, do të zëvendësojë në këtë post Kardinalin Tarcisio Bertoni që vendosi të tërhiqet nga detyrat e tij në Selinë e Shenjtë.
Kardinali Bertone, i emëruar në këtë post nga Papa Benedikti XVI, ka qenë në qendër të kritikave që lidheshin me atë që mediat e quajtën “Vatileaks”, ku dokumente sekrete të publikuara në media flisnin për skandale korrupsioni që lidhnin drejtues të lartë të Selisë së Shenjtë, mes të cilëve edhe vetë kardinali Bertone.
Top Channel