Nëse ndërmerren veprime ushtarake në Siri, Shtetet e Bashkuara nuk do të
dërgojnë trupa tokësore. Presidenti Barack Obama thote se administrata e
tij po vazhdon të analizojë opsionet për operacione “të kufizuara”
ushtarake në përgjigje të sulmeve kimike të 21 gushtit në Damask.
Shefi i Shtëpisë së Bardhe i bëri këto komente pas konferencës për shtyp të Sekretarit të Shtetit, John Kerry, i cili sqaroi se raportet e shërbimit te zbulimit konfirmojne pergjegjesine e qeverisë siriane për ngjarjen e rende.
“Sulmi ne Damask perben nje sfide ndaj botes. Ne nuk mund ta pranojme nje bote ku gra e fëmijë, civilë të pafajshëm vriten me gaz kimik. Nje mesymje e tille perben kercenim edhe per interesat tona te sigurise, duke qene se perben shkelje te normave nderkombetare kundër përdorimit të armëve kimike”, tha Obama.
Perpara se te bente kete deklarate, Obama ishte takuar me këshilltarët e tij te sigurise kombetare për te analizuar opsionet ushtarake ne pergjigje të episodit që ka ngjallur reagime në mbarë botën.
Por në Moske, ato qe Kremlini i percepton si kercenime te saj per perdorim te njeanshem te forces ne Siri, cilesohen “te palogjikshme”. Zedhenesi i Ministrise se Jashtme ruse, Alexander Lukashevic e beri te qarte kete ne nje video te postuar ne website-n e selise se diplomacise ruse.
“Deklaratat e Washingtonit per lufte jane te papranueshme. Ne vend qe te zbatoje vendimet e samitit te G8-s dhe marreveshjet e dala prej tyre lidhur me dorezimin e nje raporti te eksperteve te OKB-se, pa asnje prove konkrete ne dore, ai kercenon te sulmoje Sirine”, tha Lukashevich.
Siria i hedh poshtë akuzat e perdorimit te armeve kimike, perfshire ketu dhe pretendimet e kryerjes se nje sulmi në shkallë më të vogël në fillim të vitit, madje Damasku zyrtar kembengul se ne te vertete jane kryengritësit ata qe kane perdorur arme te tille kunder ushtareve te tij.
Siria, Putin: SHBA të sjellin provat
Presidenti rus Vladimir Putin ka sfiduar Shtetet e Bashkuara që të paraqesin në OKB provat se Siria ishte përgjegjëse për sulmet me armë kimike.
Zoti Putin deklaroi se do të ishte “tërësisht e pakuptimtë” për qeverinë e Sirisë që të provokonte kundërshtarët e saj me sulme të tilla, në një kohë kur pozita e saj është e fortë.
Duke folur për gazetarët në qytetin lindor të Vladivostokut, Putin i bëri thirrje homologut Obama, si një i lauruar për çmimin Nobël për Paqen, që të mendojë për viktimat e ardhshme në Siri para se të përdorë forcën.
Ai tha gjithashtu se ishin qesharake sugjerimet se qeveria e Damaskut duhet fajësuar për sulmin e 21 gushtit. “Trupat e qeverisë siriane janë në ofensivë dhe kanë rrethuar opozitën në rajone të shumta”, nënvizoi Putin.
“Në këto kushte, t’u japësh një provë të tillë atyre që kërkojnë ndërhyrje ushtarake është tërësisht e pakuptimtë”, theksoi shefi i Kremlinit.
Zoti Putin shprehu gjithashtu befasinë e tij ndaj votimit të së enjtes në Parlamentin britanik, që kundërshtonte pjesëmarrjen e Mbretërisë së Bashkuar në një aksion ushtarak.
“Të them të drejtën, kjo ishte tërësisht e papritur për mua. Kjo tregon se në Britaninë e Madhe, edhe pse ajo është aleatja kryesore gjeopolitike e SHBA në botë, ka ende njerëz që udhëhiqen nga interesat kombëtare, mirëkuptimi dhe vlerësojnë sovranitetin e tyre”, shtoi Putin.
Inspektorët e OKB-së lënë Damaskun
Inspektorët e OKB-së për hetimin e përdorimit e armëve kimike në Siri kanë lënë Damaskun. Ata kaluan në Libanin fqinj vetëm pak orë pasi presidenti Barack Obama deklaroi se SHBA po konsideronin një “aksion të kufizuar” ndaj Sirisë.
Inspektorët e OKB, që u dërguan për të hetuar atë që ndodhi në periferitë e Damaskut më 21 gusht, lajnë hotelin e tyre në kryeqytetin sirian në bordin e një autokolone mëngjesin e së shtunës dhe pak më vonë mbërritën në Liban.
Gjatë vizitës së tyre, ata kryen katër ditë inspektime. Tani mund të duhen dy javë derisa raporti i tyre përfundimtar të jetë gati, ka thënë sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon për diplomatët.
Nisja e tyre nga Siria përbën një heqje të pengesave praktike dhe politike për kryerjen e sulmit ushtarak të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, raporton korrespondenti i BBC në Beirut.
Çdo sulm që mund t’i ketë vënë ata në rrezik ka qenë i pamenduar dhe është dukur i pamatur përpara se ata të përfundonin punën në terren, shton korrespondenti.
Top Channel