Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se çështja e logos në fletën e votimit për zgjedhjet e 3 nëntorit është kompetencë e KQZ-së.

Ai tha se detyrë e qeverisë është të garantojë zgjedhje të lira dhe demokratike, ndërsa përsëriti apelin për pjesëmarrjen sa më të madhe të serbëve në këto votime.

“Do jetë një zgjidhje kushtetuese dhe e pranueshme për të gjitha komunitetit. Ne duhet të orientohemi fillimisht në organizimin e zgjedhjeve të lira dhe për të krijuar kushtet dhe mundësitë për një pjesëmarrje sa më masive të spektrit politik serb dhe gjithë spektrit politik dhe të zbatohet marrëveshja e 19 prillit”, tha Thaçi.

Top Channel