Kinë, rrëmbehet 6-vjeçari dhe i shkulen sytë

31/08/2013 05:00

Policia kineze po kërkon në të gjithë vendin një grua, të akuzuar për rrëmbimin e një fëmije të moshës 6 vjeç, të cilit i ka shkulur sytë nga vendi. Bëhet fjalë për një trafikante organesh.

Autoritetet e provincës veriore të Shanxi kanë ofruar një shpërblim prej 100 mijë juan (12 mijë euro), për këdo që do të ofrojë ndihmë në arrestimin e saj. Viktima e rrëmbimit dhe krimit barbar quhet Binbin, një djalosh 6 vjeç, nga qyteti i Linfen.

Tashmë fëmija është shtruar në një spital të shtetit të tij: ka humbur shikimin dhe ka një infeksion të gjerë në zgavrat e syrit, për shkak të heqjes së kokërdhokut të syrit, një veprim që është bërë me mjete të pasterilizuara.

Sipas asaj që tregoi vet Binbin, ngjarja besohet të ketë ndodhur më 25 gusht: një grua e mori peng dhe ecte e vetme në një trotuar. Prindërit gjendeshin vetëm pak metra më tutje, por nuk vunë re asgjë. Gruaja e ka futur në një rrugicë dhe e ka kërcënuar: “Nëse nuk qan, nuk do të të bëj asgjë të keqe”. Më pas e drogoi dhe i shkuli sytë.

“Kornetë” (pjesa e bardhë e syrit) janë shumë të kërkuara në Kinë dhe mund t’u hiqen kujtdo dhe në çdo moshë, por policia e Linfen deklaroi se sytë ishin gjetur me kornetë të palëvizura. Me shumë mundësi, autorja e këtij krimi për shkak se është frikësuar se mos kapej, ndërsa disa të tjerë thonë se bëhet fjalë për një veprim të një të çmendure.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA