Superkupa, Bayern Munchen vs Chelsea

30/08/2013 00:00

Superkupa e Europës vendos përballë sonte në mbrëmje fituesit e Ligës së Kampioneve, Bajernin e Mynihut dhe atë të Ligës së Europës, Celsi.

Bavarezët e drejtuar tashmë nga Guardiola, do të kërkojnë hakmarrjen për finalen e humbur në Ligën e Kampioneve një vit me parë, ndërsa londinezët e drejtuar nga Mourinho do kërkojnë të përsëritin suksesin ndaj gjermanëve.

Një tjetër sfidë brenda sfidës është dueli i trajnerëve, Mou-Guardiola. Spanjolli përballet për herë të parë me një tjetër klub “me rivalin e tij të përjetshëm”, ndërsa portugezi kërkon të nisë me trofe aventurën e tij të dytë në krye të bluve të Londrës.

Ajo që është e vecantë në këtë sfidë, është që njëri prej trajnerëve do të ketë mundësinë të ngrejë një trofe për këtë sezon edhe pse asnjëri prej tyre nuk drejtoi skuadrën përkatëse në arritjen e sukseseve që i vendosën përballë sot. Kur Jup Hejnkes ngrinte “kupën me dy veshë”, Guardiola ndodhej me pushime, (edhe pse ishte zyrtarizuar si trajneri i Bajernit), ndërsa Mourinho mbylli sezonin zhgënjyes me “zero trofe” në Madrid, kur Benitez fitonte Ligën e Europës si trajner provizor i Celsit.

Ndeshja luhet në orën 20:45 në stadiumin “Eden Park” të Pragës në Çeki.

Top Channel