Shorti i UEFA-s zgjedh APOEL-in

30/08/2013 00:00

U hodh në Montekarlo shorti për përcaktimin e emrit të skuadrës zëvendësuese të turqëve të Fenerbahçes në fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Nga 30 skuadrat e hedhura në vazo, mes të cilave edhe Skënderbeu dhe Kukësi, fati i buzëqeshi qipriotëve të APOEL-it.

Fenerbahçe u përjashtua me 2 vjet nga të gjithë kupat e Europës pas vendimit të Gjykatës Sportive të Arbitrazhit që e gjeti atë fajtore për trukim ndeshjesh.

Tashmë është plotësuar numri i 48 skuadrave pjesëmarrëse në Ligën e Europës, që do të ndahen në 12 grupe. Shorti për këto grupe do të hidhet në orën 13:00.

Top Channel