Qeveria e Serbisë pret një zgjidhje për fletëvotimet e zgjedhjeve të
Kosovës gjatë ditës së hënë. Kryeministri serb, Ivica Daçiç ka deklaruar
gjatë një interviste për televizionin B92 se ka punuar edhe gatë ditës
së diel dhe ka pasur biseda telefonike me vendet e Kuintit dhe pret që
zgjidhja e problemit të jetë e shpejtë.
Për Serbinë, ka thënë Daçiç është e papranueshme që stema e Kosovës të jetë në fletëvotime dhe zgjedhjet do të jenë të pranueshme vetëm nëse do të jenë neutrale.”Ne jemi të interesuar të marrim pjesë në zgjedhje, por nuk jemi të kënaqur me presionin që është bërë nga bashkësia ndërkombëtare“, ka thënë Daçiç, duke sqaruar se serbët marrim mjaft pushtet me këto zgjedhje.
Por, sipas Kryeministrit, Serbia ndodhet në një gjendje spiraleje për shkak se nëse nuk do të ketë zgjedhje, nuk do të ketë as zbatim të marrëveshjes dhe as fillim të procesit integrues në BE.
Top Channel