Coldplay kthehen me këngë të re

30/08/2013 00:00

Grupi Coldplay ka njoftuar me anë të Twitter-it datën e publikimit të këngës së tyre të re.

‘Atlas’ do të jetë i disponueshëm nga 6 shtatori dhe kjo këngë do të jetë kolona zanore e filmit ‘The Hunger Games: Catching Fire’.

Filmi aksion do të shfaqet për herë të parë në sallat e kinemave në muajin nëntor.

Coldplay është një bandë muzikore britanike e formuar në vitin 1996. Me vokalist Chris Martin, grupi ka fituar 5 çmime MTV Video Music Awards dhe 7 çmime Grammy duke shitur rreth 60 milionë albume.

Top Channel