Skënderbeu tenton historinë

29/08/2013 00:00

Sot në mbrëmje Skëndërbeu do të provojë të shkoje më tej në histori duke u kualifikuar për në fazën e grupeve të kupës Europa League, por përpara i duhet të përmbyse humbjen 1-0 përballe ukrainasve të Odesës.

Fusha është një avantazh i madh për korçarët dhe padyshim mbështetja e tifozerisë, por sigurisht që objektivi për të kaluar më tej është shumë i vështirë. Mes skuadrës ukrainase aktivizohen edhe dy lojtarët e kombëtares shqiptare: Elis Bakaj dhe Kristi Vangjeli. Padyshim që emocionet do t’ia vështirësojnë këtë përballje, për me tepër Vangjelit, të cilit i duhet të luaje e të fitojë përballe skuadrës ku filloi futbollin dhe që është tifoz pasi i përfaqëson qytetin e lindjes.

“Eshte nje ndeshje e veçante per mua. Do te kem emocione sepse eshte hera e pare qe vij si kundershtar perballe publikut shqiptar.

Si profesionist që është, atij i duhet të respektojë kontratën dhe përtej ndjenjës së brendshme i duhet që të luaje si kundërshtarë dhe të kualifikohet përballe Skëndërbeut.

“Une do te jap maksimumin sepse respektojme kontraten qe kemi me klubin. Do te doja qe ndeshja te dilte barazim dhe te kualifikohej skuadra ime”, shton Vangjeli.

Ndeshja e kthimit mes Skëndërbeut dhe Odesës do të luhet në “Qemal Stafa” në orën 20:00, ndërkohë që skuadra tjetër shqiptare e Kukësit do të luaj në turqi përball Trabzonsporit. Atyre i duhet të përmbysin humbjen 2-0 në Tiranë dhe avantazhin e vetëm kanë mungesën e presionit, pasi nuk kanë cfarë të humbasin. Por a do të mjaftojë?

Top Channel