Schalke interesohet për Ronaldinho
29/08/2013 00:00
Schalke 04 kërkon të bëjë një blerje të madhe pas kualifikimit për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.
Pas rezultateve të mira që i dha Raul Gonzalez, klubi gjerman po mendon për një tjetër yll veteran të futbollit.
Sipas ‘Bild’, skuadra e drejtuar nga Jens Keller kërkon të kthejë në Europë brazilianin Ronaldinho, të cilit i përfundon në dhjetor të këtij viti kontrata me Atletico Mineiro.
Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Milanit kërkon të luajë botërorin e Brazilit dhe tek Schalke 04 mundësitë e tij për grumbullim do të shtoheshin.
Top Channel