Riberi, lojtari më i mirë i UEFA-s

29/08/2013 00:00

Lojtari më i mirë i Europës për sezonin 2012-2013, një cmim që jepet nga UEFA i vendosur si traditë që prej 3 vitesh, shkoi për futbollistin francez të Bajernit të Mynihut, Frenk Riberi.

Në votimin e Unionit të Gazetarëve Sportivë Europianë, Riberi mblodhi më shumë vota se Messi dhe Ronaldo.

Riberi ishte një ndër lojtarët më të mirë të Bajernit të Jup Hejnkes duke fituar Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë dhe Ligën Kampioneve në finalen ndaj Borusias së Dortmundit.

Argjentinasi, fitues i sezonit të parë të këtij trofeu ishte pjesë në ceremoni, ndërsa portugezi Ronaldo, ashtu sikundër kishte paralajmëruar bojkotoi gjithë ceremoninë edhe pse drejtuesit e UEFA-s u përpoqën t’i ndryshojnë mendjen.

Vitin e parë trofeu i Futbollistit më të mirë në Europë shkoi për Lionel Mesin, ndërsa vitin e dytë këtë trofe e personalizoi shoku i tij i skuadrës, Andres Iniesta.

Top Channel