Ndahet nga jeta trajneri Artan Bushati
29/08/2013 00:00
Ndahet nga jeta në moshën 46-vjeçare trajneri i mirënjohur shqiptar, Artan Bushati.
Bushati vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, e cila së fundmi e kishte detyruar të tërhiqej nga karriera e tij me futbollin.
Ai do të mbahet mend për drejtimin e ekipit kombëtar të U-21 dhe për përvojat në Superligë si trajner i skuadrës së Elbasanit dhe të vendlindjes së tij, Vllaznisë.
Nga shkodranët ai u dorëhoq në ditët e para të muajit korrik pas rekomandimit të mjekëve italianë ku kishte udhëtuar për t’u kuruar.
Top Channel shpreh ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e trajnerit Bushati
Top Channel