
Pavarësisht kundërshtimit të tifozëve të Milanit, sulmuesi i Juventusit, Alesandro Matri duket se është rrugës për në Milano.
Sipas mediave sportive italiane, Juventusi ka dhënë pëlqimin e vet për kalimin e tij tek kuqezinjtë. Në mes janë 12 milion euro që Milani do të paguajë tek kampionët e Italisë, 10 menjëherë dhe 2 të tjerë bonuse.
Të njëjtat burime thonë se marrëveshja është arritur dhe mbetet vetëm formalizimi që pritet të ndodhë pas hedhjes së shortit për fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, ku Marotta dhe Andrea Agnelli kanë shkuar për ta ndjekur nga afër.
Ndërkohë, Matrin tek Milani e pret një kontratë deri në vitin 2017 dhe një rritje page me 400 mijë euro, nga 2.2 milion që merr tek Juvja në 2.6 milion në sezon tek kuqezinjtë.
Tashmë, pasi ka bindur drejtuesit e Milanit, sfida e sulmuesit mbetet të bindë tifozët milanistë që mbrëmjen e së mërkurës në ndeshjen ndaj PSV shpalosën banderola kundër blerjes së tij, mes të cilave edhe: “Matri? Jo faleminderit!”.
Top Channel