Ashtu siç ishte paralajmëruar Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës është mbledhur të enjten me dyer te mbyllura.

Gjatë kësaj mbledhjeje është zgjedhur Kryetari i ri Kuvendit të BIK-ut. Sipas informacioneve nga brenda takimit, Fadil Hasani është zgjedhur pasues i Xhabir Hamitit i cili u shkarkua javën e kaluar nga ky post. Hasani deri më tani mbante postin e nënkryetarit, ndersa vendin e tij e ka zënë Agim Hyseni.

Po ashtu, gjatë këtij Kuvendi pritet të ndryshohet Kushtetuta e BIK-ut, konkretisht neni i cili do t’ia mundësonte Kryetarit aktual të BIK-ut, Naim Tërnaves kandidimin edhe për një mandat të tretë. Javën e kaluar, Xhabir Hamiti kishte mbyllur mbledhjen e këtij Kuvendi, ndërsa ishte deklaruar kundër ndryshimit të nenin 49 të Kushtetutës së BIK-ut, ku thuhet se Kryetari i BIK-ut nuk mund të jetë në këtë pozitë më shumë se dy mandate. Por, menjëherë pas kësaj ishte shkarkuar ai, me arsyetimin se kishte lëshuar mbledhjen në mënyrë arbitrare duke mos përfillur vullnet e anëtarëve të Kuvendit, për ta futur në rend të ditës edhe plotësim-ndryshimin e Kushtetutës së BIK-ut.

Top Channel