Kim Jong-un ekzekuton ish-të dashurën

29/08/2013 17:10

Kim Jong-un besohet se është urdhëruesi direkt i ekzekutimit të një këngëtareje të famshme koreanoveriore, me të cilën lideri i vendit më të izoluar të botës besohet se ka pasur një marrëdhënie intime në adoleshencën e tij.

Sipas informacionit të siguruar prej një gazete koreanojugore, diktatori nuk arriti të pranonte faktin se disa vjet pas ndarjes, këngëtarja kishte realizuar një videokasetë pornografike, me disa prej anëtarëve të bandës së kërcimit që shoqëronte këngët e saj në skenë.

Si rrjedhojë, Kim Jong-un urdhëroi ekzekutimin e Hyon Song-wolit dhe disa dhjetëra balerinëve, të shpallur fajtor në një gjyq blitz, për akuzën e rëndë të spiunazhit për llogari të fuqive armike të vendit.


Lideri i Korese se Veriut, Kim Jong-un dhe kengetarja e ekzekutuar, Hyon Song-wol.

Sipas gazetës “Chosun Ilbo”, Hyon u ekzekutua së bashku me Mun Kyong-jin, drejtuesi i një prej orkestrave më të mëdha të vendit, fajtor se kishte lejuar këngëtaren e talentuar që të këndonte në shfaqjet e tij.


Kengetarja gjate nje interpretimi ne televizionin publik koreanoverior

Të gjithë këta “armiq” të shtetit u pushkatuan në mënyrë publike në datën 17 gusht, tre ditë pas arrestimit dhe dy ditë pasi rezultuan fajtor në gjyqin e bërë ndaj tyre.


Kim Jong-un, i shoqeruar nga bashkeshortja e tij aktuale, gjithashtu nje kengetare ne rinine e saj

Njëkohësisht, mbi ta rëndoi edhe krimi tjetër i ndëshkueshëm deri me dënimin kapital, i zotërimit të kopieve të Biblës në banesat e tyre.


Nje grup ushtaresh femra ne Korene e Veriut, pjestare e nje orkestre ushtarake. Kim Jong-un gezon edhe statusin e nje simboli seksual, pervec “liderit te dashur”, ne vendin me te izoluar te botes

Hyon ishte shndërruar në një prej këngëtareve më popullore në Korenë e Veriut, edhe sepse lidhja e shkuar me liderin e shtetit i kishte shërbyer asaj si një kartë me të cilën i ishin hapur të gjitha dyert brenda vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA