Fiksimi për celularët
29/08/2013 00:00
Në ditët e sotme nuk mund të bësh asgjë pa e regjistruar veprimin tënd në telefonin celular, një tendencë që Charlene de Guzman e ka vënë në dukje në një film të shkurtër.
Aktorja dhe regjisorja amerikane me origjinë filipinase ka treguar në filmin e saj ‘I Forgot My Phone’ se aktivitete të thjeshta si ecja në natyrë apo qëndrimi në shtrat me të dashurin pengohen nga përdorimi i celularit.
“Fiksimi i njerëzve me celularët më trishton jashtë mase. Unë dua të shijoj momentin pa e hedhur në Instagram”, shkruan de Guzman në blogun e saj.
Ajo sqaron se frymëzimi për këtë film të shkurtër i erdhi gjatë një koncerti ku të gjithë e kaluan kohën duke bërë foto e duke regjistruar video dhe jo duke shijuar muzikën.
Top Channel