Bizneset kosovare kërcënojnë me djegien e makinave të tyre nëse vazhdon të mbajë në fuqi pagesën prej 40 eurosh në terminalet doganore.

Nëpërmjet një komunikate 12 biznese kosovare shprehin shqetësimin për sic thuhet “haraçin” dhe shantazhin që po i bëhet biznesit me barrierat e vendosura së fundi nga dogana kosovare.

“Nga data e 01.08.2013, pas Licencimit dhe autorizimit të dyshimtë të “Terminaleve Doganore’’private, Dogana e Kosovës ka pezulluar të drejtën tonë që edhe më tutje të deklarojmë me procedurë të lehtësuar të deklarimit të mallrave, dhe nga ky pezullim së drejtës sonë, na kanë detyruar që mallrat të futen në terminale private dhe të paguajmë për çdo kamion shumën prej 40 eurosh. Kjo shumë e detyrueshme për t’u paguar, për ne është një haraç dhe shantazh i biznesit, të cilin e kanë vendos “Terminalet Private”, me ndihmën e institucionit Doganës se Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Protesta e bizneseve, e nisur të martën po vazhdon ndërsa paralajmërohet përshkallëzim i saj nëse nuk merret përgjigjje nga Dogana e Kosovës.

Top Channel